Kandidati për deputet nga radhët e AKR-së, parti kjo e cila garon në listën e LDK-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se ka ardhur koha e shtetNdërtuesve.
Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka bërë thirrje te qytetarët që t’i votojnë kandidatët e partisë së tij, dhe u ka premtuar se cilindo nga ta që ta votojnë nuk do të gabojnë.