Insajderi
Lajme

Pacolli thumbon Osmani teksa pozon pranë avionit të tij: Një këshillë për ata që papritur kanë fluturuar në pozita të larta

Insajderi
06 August 2024 - 16:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pacolli thumbon Osmani teksa pozon pranë avionit të tij: Një këshillë për ata që papritur kanë fluturuar në pozita të larta
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka thumbuar presidenten, Vjosa Osmani teksa ka pozuar pranë avionit të tij.

Pacolli i ka dhënë një këshill atyre që sipas tij “papritur kanë fluturuar në pozita të larta”.

Ai ka thënë që së pari duhet të mësojnë të qëndrojnë në këmbë.

“Jeta më ka mësuar se krejt ajo që kemi realisht nuk jemi poseduesit real, andaj një këshillë për ata që papritur kanë fluturuar në pozita të larta, së pari siç thuhet duhet të mësojnë të qëndrojnë me këmbë në tokë. Të sillen me rregulla e me modesti!”, shkroi Pacolli.

Thumbi i Pacollit lidhet me rastin e Presidentes Osmani në aeroportin e Shkupit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark