Insajderi
Lajme

Pacolli tregon se kur do bëhet platforma për pagesën online të policave kufitare

Insajderi
27 May 2016 - 18:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Rrahim Pacolli kryesues i delegacionit të Kosovës për të dialoguar me Brukselin lidhur me kartonin e gjelbër ka njoftuar se po punohet  intenzivisht për të krijuar një platformë moderne për shtypjen dhe pagesën online të policave kufitare .

Ai shpreson se kjo platformë do të jetësohet më 1 korrik.

“Kjo do të jetë një lehtësi shumë e madhe për personat e interesuar për të blerë policën kufitare, sepse në radhë të parë do të kursejë kohën duke shmangur kështu procedurat dhe pritjet e gjata për tu pajisur me polica të sigurimit në kufi.Kjo platformë do të ju mundësojë bashkëatdhetarëve që të blejnë policën e sigurimit online nga të gjithë telefonat smart në çdo kohë”, ka thënë ai, njofton Klankosova.

“Ndjej shumë keqardhje që ende nuk i është mundësuar Kosovës Kartoni i Gjelbër, por kjo nuk është në duart e mia përderisa arsyeja kryesore është më shumë politike sesa teknike.”

Sipas tij, kompanitë e sigurimeve të Kosovës e kanë buxhetin e destinuar për Karton të Gjelbër në vlerë prej 4 milionë euro dhe ky buxhet mund të përdoret si garancë për përmbushjen e të gjitha obligimeve që dalin nga Kartoni i Gjelbeër dhe mund të depozitohet në cilën do nga bankat që do të caktohet nga Këshilli i Byrove. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark