×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacolli viziton minierën e Novobërdës

    Insajderi
    11 October 2017 - 22:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës Selim Pacolli ka vijuar sot turin e tij elektoral ne fabrikën “M-teknologie” ku ka vlerësuar shumë drejtuesit e kësaj kompanie për punën e madhe që është bërë.

    Pacolli theksoi se kjo është një mrekulli e punësimit dhe se investime të tilla duhen përkrahur vazhdimisht.

    Ai premtoi se nëse zgjidhet i pari i Prishtinës do të jetë mbështetje për këto investime,hapjen e fabrikave të tjera dhe mbështetjen me subvencione dhe grande për këta punë dhënës.

    Me tej Pacolli ju drejtua minierës së Novobërdës duke u takuar me drejtues te kësaj miniere dhe punëtorë të saj për t’u ofruar mbështetjen maksimale te tij ,dhe theksoi se do jete zëri i tyre ne kuvendin komunal te Prishtinës.

    Drejtues te kësaj miniere dhe punëtore te saj u shprehen se asnjëherë nuk janë vizituar nga asnjë kryetar Prishtine, duke i ofruar mbështetjen maksimale Pacollit .

    Përmbylljen e kësaj dite fushate Pacolli e beri ne shkollën e tij fillore, duke premtuar më shume investime për këtë zone dhe me një nostalgji te madhe për kohen që ka mësuar aty./TribunaChannel

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark