×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Pacollin e çudit VV-ja: Në botën civilizuese nuk kam dëgjuar që udhëheqësit ofendojnë gjyqtarët dhe prokurorët

    Insajderi
    20 August 2023 - 12:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka reaguar pas sulmeve të pushtetit ndaj gjyqtarëve e prokurorëve.

    Ai ka shkruar në rrjete sociale, se në vendet civilizuese kjo nuk ndodh.

    “Në botën civilizuese, sidomos në shtetet më të zhvilluara dhe me demokraci të konsoliduar (flas nga përvoja e gjatë jetësore në perëndim), asnjëherë nuk kam dëgjuar që udhëheqësit e shtetit të ofendojnë gjyqtarët dhe prokurorët e tyre”, ka thënë ai.

    “Nuk kam dyshime për aftësitë e Kryeministrit tonë në udhëheqjen me popullin e Kosovës, por jam shumë kurioz për të kuptuar se çfarë kontribon në “qeverisjen me duar të pastërta”, kur njerëzit që ndihmojnë në këtë proces (prokurorët dhe gjyqtarët), nga vet drejtuesit e shtetit sulmohen”, ka thënë më tej Pacolli.

    Pacolli ka marrë shkas pasi akterë të Lëvizjes Vetëvendosje e kanë sulmuar Prokurorinë për dosjen ndaj tre të arrestuarve për keqpërdorime me rezerva shtetërore.

    Kryesori në keqpërdorime, sipas dosjes së Prokurorisë, është miku i kryeministrit Kurti, Ridvan Muharremi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark