×
  • Lajme
  • Lajme

    VV: E padrejtë që liberalizimi të kushtëzohet me ratifikimin e demarkacionit

    Insajderi
    04 May 2016 - 15:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lëvizja Vetëvendosje ka përshëndetur vendimin e Komisionit Evropian për propozimin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, duke thënë se “privimi i deritashëm i qytetarëve të Kosovës nga lëvizja e lirë brenda zonës Schengen ka qenë i padrejtë”.

    “Ne e përshëndesim rekomandimin për liberalizimin e vizave të qytetarëve të Kosovës. Mirëpo, ne duhet të këmbëngulim që trajtimi i vendeve të ndryshme të Ballkanit të bëhet i njëjtë për të gjithë, dhe jo të përdoren kute të ndryshme varësisht nga ndikimi e interesat”, thuhet në një komunikatë për media të partisë më të madhe opozitare në vend.

    Po ashtu, si të padrejtë, Vetëvendosje e ka parë edhe kërkesën e Komisionit Evropian për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacioni me Malin e Zi para se cësthja e vizave të shkojë në Parlamentin Evropian.

    “Është e padrejtë, kur merret parasysh sa e dëmshme është marrëveshja aktuale me Malin e Zi. Një kërkesë të tillë nuk e ka pasur Mali i Zi kur i janë hequr vizat qytetarëve të atij vendi e as vendet tjera. Republika e Kosovës nuk e ka të demarkuar as kufirin me Serbinë. Por kjo nuk është vënë si kërkesë.

    Ashtu siç u paralajmërua ditëve të fundit, Komisioni Evropian ka propozuar heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës duke vlerësuar se Kosova ka arritur me sukses kryerjen e reformave në fushën e drejtësisë.  Propozimi për heqjen e vizave do t’i procedohet për vendim final Parlamentit Evropian dhe Këshillit./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark