Përveç pamjeve të rënda të rrahjes brutale të të moshuarës nga infermierja në Pejë, fjalët e saj janë edhe më të rënda – ajo dëgjohet duke thënë se “Pak jam tu ja hi, qysh di me sjell unë”
Një video tronditëse është publikuar para pak minutash ku një infermiere shihet duke e rrahur e poshtëruar rëndë një paciente të moshuar.
Rasti raportohet se ka ndodhur në shtëpinë e pleqve në Komunën e Pejës, shkruan Gazeta Indajderi.
Infermierja përveç që i sjellë vazhdimisht shuplaka fytyrës të moshuarës e qesh me të, pa iu dridhur qerpiku thotë madje se “Pak jam tu ja hi, qysh di me sjell unë”.
Infermieret tjera jo vetë që nuk e bëjnë asnjë përpjekje për ta ndaluar dhunën, e xhirojnë tërë skenën e tmerrshme që ndodhë aty, madje njëra nga to dëgjohet duke thënë se po bënë “raport për media”.
Policia e Kosovës, e ka konfirmuar pë Gazetën Insajderi se ka arrestuar dy infermiere lidhur me këtë rast.
Prokuroria nga ana tjetër e konfirmoi se ka dalur në terren për të hetuar më tej rastin e dhunës.