×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Lajmi i Fundit: Arrestohen dy të dyshuara për sulmin e tmerrshëm ndaj të moshuarës

    Insajderi
    02 November 2022 - 15:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Janë arrestuar dy të dyshuara për sulmmin ndaj gruas së moshuar, në shtëpinë e pleqve në Pejë.

    Rastin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar Veton Elshani nga Policia në Pejë.

    Ai ka bërë të ditur se është arrestuar e dyshuara e cila shihet në video duke e keqtrajtuar të moshuarën si dhe përgjegjësja kryesore e shtëpisë së pleqve në Pejë si e dyshuar për mos-raportim të rastit.

    Një video shokuese është publikuar sot në rrjetet sociale. Një e moshuar shihet se po goditet me shuplaka në fytyrë nga një infermiere.

    Aktorja Kaltrinë Zeneli ka publikuar në Facebook një video ku shihet një infermiere duke e goditur me shuplaka fytyrës një plak të moshuar.

    Teksa ajo e godet, koleget e saja dëgjohen duke qeshur me këtë akt mizor.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark