Kombëtarja e Kosovës në futboll ka mbajtur konferencë për medie në prag të ndeshjes kualifikuese me Andorën.
Vedat Muriqi e ka parë këtë ndeshje si kyç për kualifikimin e Kosovës. Ai ka thënë se do të mundohet të shënojë gol dhe të jetë aty ku ka nevojë ekipi.
“Nëse duam të kualifikohemi, fitorja është e domosdoshme. Pajtohem me atë që tha trajneri se është një rast pozitiv për Kosovën. Për ta bërë më të vlefshëm këtë, nesër do ta marrim 3 pikë”.
“Unë besoj se si sulmues e kam rolin të shënojë gola. Aty ku ka ekipi nevojë do të mundohem të jem aty”, tha Muriqi.
I pyetur nëse është duke agjëruar, ai tha jo për vete, mirëpo se ka lojtarë të cilët po agjerojnë.
“Unë personalisht jo, sepse një ditë para lojës, ose ditën e lojës nuk mundem, mirëpo ka disa lojtarë që janë agjërueshëm”.
Kosova luan të martën ndaj Andorës në “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45.
Ndeshja është e vlefshme për kualifikim në Europian, i cili do të mbahet më 2024 në Gjermani.