×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Pak orë pasi Kurti tha se Policia do jetë në veri, Blinken ia kërkon tërheqjen e tyre

    Insajderi
    31 May 2023 - 09:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Vetëm disa orë pas deklarimeve të kryeministrit Albin Kurti se Policia nuk do të tërhiqet nga veriu për aq kohë sa ka grupe të dhunshme në rrugë, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i bëri thirrje Qeverisë së Kosovës që t`’i tërheqë forcat policore nga atje.

    Në një pjesë të reagimit të Blinken ka kërkuar drejtpërdrejt që Kurti dhe Qeveria e tij duhet të sigurojnë që kryetarët e zgjedhur t’i kryejnë detyrat e tyre kalimtare nga lokacione alternative, jashtë ndërtesave komunale.

    “Dhe t’i tërheqin forcat policore prej atje”, është kërkesa e Blinken.

    E veç pak orë para reagimit të Blinken, kryeministri i Kosovës në një intervistë për CNN, ka deklaruar se Qeveria e Kosovës është duke punuar ngushtë me partnerët ndërkombëtarë në lidhje me situatën e krijuar në veri.

    Por, ai ka theksuar se nuk “nuk do ta dorëzoj Republikën demokratike te milicia fashite”.

     “Të gjithë faktorët ndërkombëtarë i kanë njohur zgjedhjet që janë mbajtur më 23 prill. Kur e njeh procesin dhe rezultatet, atëherë kryetarët duhet të shkojnë në komuna. Kush tjetër duhet të jetë aty, nëse jo kryetarët. Po punojmë ngushtë me faktorët ndërkombëtarë, veçanërisht me SHBA-në e BE-në, që i konsiderojmë aleatë shumë të vlefshëm e partnerë. Do të bëjmë më të mirën. Por, nuk do ta dorëzojë Republikën demokratike te milicia fashiste”, tha Kurti.

    Këto deklarata Kurti i bëri pasi ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier e ka konfirmuar zyrtarisht se Kosova është përjashtuar nga ushtrimi “Defender Europe ’23” si masë sanksionuese pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark