Tifozët e Liverpoolit kanë stërmbushur rrugët e Parisit dhe po krijojnë atmosferë fantastike para finales ndaj Real Madridit.
Liverpooli dhe Real Madridi dhe do të ndeshen mes vete në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve me fillim nga ora 21:00 në Stade de France të Parisit.
Megjithatë, tifozët e zjarrtë anglezë të Liverpoolit tashmë kanë ‘pushtuar’ rrugët e kryeqytetit francez para nisjes së finales së madhe.
Është vet faqja zyrtare e Reds në rrjetin social Twitter që ka publikuar disa video.
Aty shihen tifozët e Liverpoolit në numër të madh në rrugët e Parisit, duke kënduar dhe krijuar atmosferë fantastike.
Përveç tyre, ka edhe muzikë të zgjedhur dhe kohe pas kohe po këndohen emrat e lojtarëve dhe trajnerit Jurgen Klopp.