×
  • Lajme
  • Lajme

    Pak shpresa për hyrjen e BDI-së në Qeveri, Ali Ahmeti ende po heshtë

    Insajderi
    09 May 2024 - 19:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Është koha që BDI së bashku me LSDM-në të shkojnë në opozitë”! Ishte kjo një nga fjalitë e para që e tha të mërkurën në mbrëmje kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, në paraqitjen e parë në opinion, pasi u bë e qartë se partia e tij ka arritur fitore absolute dhe se pikëpyetja e vetme ishte nëse do të kenë 60 deputetë, ose një-dy më pak se 60. Me këtë, dërgimin e LSDM-së dhe BDI-së në opozitë, Mickovski i numëroi në mesin e prioriteteve kryesore të qeverisjes së tij në ardhje.

    Deri sa LSDM-në në opozitë e dërgoi vullneti i qartë i votuesit, Mickovski gjatë numërimit të prioriteteve e bëri të qartë se nuk ka ndërmend të heq dorë nga premtimi parazgjedhor se qeverinë do e bëjë me opozitën shqiptare. Fitorja e bindshme me 58 ose 59 deputetë, si duket i krijon Mickovskit komoditetin e duhur që t’i mbetet besnik këtij premtimi, për të cilin njohësit e rrethanave e dinë se është mjaft i rëndësishëm si për imazhin e tij politik, aq edhe për imazhin e partisë së tij, nëse i bëjmë një retrospektivë skenës politike të pas vitit 2017.

    Dhe Kryetari i VMRO-DPMNE-së, por edhe liderët e koalicionit VLEN, në asnjë moment nuk e kanë fshehur se janë në komunikim të vazhdueshëm mes veti. Si duket në bazë të të këtij komunikimi, kryetari i Lëvizjes Besa nga Koalicioni VLEN, Bilall Kasami, i dha vetes lirinë që pas përfundimit të procesit zgjedhor të paralajëmrojë formim të shpejtë të Qeverisë së re..

    Kundër hyrjes së BDI-së në Qeveri në mënyrë indirekte është deklaruar edhe presidentja e re e vendit, Gordana Siljanovska Davkova, e cila në fjalimin e shpalljes së fitores të mërkurën në mbrëmje, po ashtu “thumboi” bojkotin e zgjedhjeve presidenciale, me porosinë mes rreshtave se ata që bojkotuan, nuk mund të shpresojnë të jenë pjesë e qeverisë së re. Që do të thotë se ideologu ose ideologët e bojkotit, në fakt do të jenë ata që vendosën konturat e një qeverie të re pa BDI.

    Të gjitha këto zhvillime kanë krijuar një realitet të ri, që e bëjnë mjaft të prekshëm dhe real ndryshimin e premtuar të pushtetit tek shqiptarët që nga themelimi i koalicionit VLEN, e që asokohe për shumë kë dukej si fanta-shkencë. Mbetet ditëve në vijim, negociatat konkrete paszgjedhore të tregojnë nëse vërtetë ndryshimi tek shqiptarët do të bëhet realitet, mirëpo parakushtet ekzistojnë, kurse premtimi është se qeveria e re do të formohet shumë më shpejtë se limitet që parashohin afatet formale kushtetuese.

    Por shefi i BDI-së Ali Ahmeti , jo pak herë është gjendure në situata të tilla, dhe jo pak herë i ka kthyer në favorin e partisë së tij.

    Ai ende po heshtë dhe nuk ka folur se a do të jetë pjesë qeverisë re.

    Taktikat e tij, e kenë bërë fitues në shumë raste, a do të ndodhë këtë herë?!/a2cnn/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark