×
  • Lajme
  • Insajderi

    Pakënaqësi në AAK, Demaliaj kritikon kryetarin Ramosaj: Nga kush po frikësoheni?

    Insajderi
    26 August 2023 - 14:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-deputetit të AAK-së, Shkumbin Demaliaj, nuk i ka pëlqyer veprimi i kryetarit të Deçanit, Bashkim Ramosaj, që sërish të kandidojë për kryetar të kësaj komune.

    Në profilin e tij në “Facebook”, Demaliaj ka shkruar se ndjehet shumë i indinjuar me veprimin që e ka bërë dje Ramosaj.

    Si qytetarë i komunës së Deçanit dhe anëtarë i AAK- së me anë të këtij reagimi ndihem shumë i indinjuar pas lajmit që doli në media lidhur me një vendim të marrur në sallën e Asamblesë Komunale në Deçan, e që është : Shpallja e kandidaturës për zgjedhjet komunale për kryetar komune 2025 nga kryetari aktual z. Bashkim Ramosaj.!! Nga kush po frigohesh kryetar Bashkim.!!”, ka shkruar ai.

    Sipas tij, verimi i kryetarit Ramosaj është i pakuptimtë.

    Është i pakuptimt fakti që janë gati edhe 2 vite e gjysmë që duhet të kryeni mandatin tuaj të dytë në krye të komunës dhe ju nga tash shpallni kandidaturë të re për një mandat të tretë dhe për atë ekzistojnë shkelje të panumërta të rregullave Statutare e që është Kushtetuta e partisë lidhur me vendimin që keni marrë dje me datë 25.08 2023”, është shprehur ai.

    Demaliaj ka bërë me dije se për këtë veprim Ramosaj nuk është konsultuar fare me degën e AAK-së në këtë qytet.

    Në radhë të parë nuk është bërë asnjë konsulltë me nëndegët e partisë dhe kryetarët e tyre dhe ata nuk janë konsulltuar nga ju gati qe dy vite prej ardhjes suaj në krye të Degës së Partisë se lërë më që nuk është mbajtur asnji takim me ta qe dy vite.!! Ata janë të anashkaluar plotësisht”, ka vlerësuar ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark