Insajderi
Biznes

Paketa e rimëkëmbjes e BE merr miratimin përfundimtar

Insajderi
12 February 2021 - 13:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Paketa e rimëkëmbjes e BE merr miratimin përfundimtar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Paketa e rimëkëmbjes ekonomike të Bashkimit Evropian prej 672,5 miliardë euro (815 miliardë dollarë) mori miratimin përfundimtar sot.

Një pjesë e madhe e këtyre parave – 312,5 miliardë euro – do të shpërndahen në grante për investime dhe reforma në 27 vendet e bllokut.

Për të marrë paratë, qeveritë duhet të paraqesin planet e tyre të shpenzimeve deri më 30 prill.

Pjesa tjetër mund të shpërndahet si hua.

Kryeministri portugez, Antonio Costa, vendi i të cilit mban presidencën e radhës të Këshillit të BE, nënshkroi dokumentin në emër të vendeve, ashtu si presidenti i Parlamentit Europian David Sassoli, në prani të presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Sidoqoftë, do të duhen disa muaj derisa paratë të fillojnë të livrohen.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark