×
  • Lajme
  • Insajderi

    Pal Lekaj: Me “Krejt dhe Drejt” shpejtuat largimin e qytetarëve

    Insajderi
    28 September 2022 - 12:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i AAK-së Pal Lekaj, përmes një postimi të bërë në rrjetin e tij social “Facebook”, ka shkruar rreth dyfishimit të çmimeve të produkteve.

    Lekaj ka thënë se me sloganin “Krejt dhe Drejt”, subjekti politik në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, ka përshpejtuar procesin e largimit të qytetarëve nga Kosova.

    “A kemi Qeveri Funksionale? A kemi shtet? Çmimi i 1 Ton Peletit 600 €- trefishim nga viti 2021. Çmimi i drurit 80€/m – dyfishim nga viti 2021. Çmimi i Bukës 60 Cent – dyfishim nga viti 2021. Çmimi i vezëve 4,50 Cent – dyfishim nga viti 2021. Rroga e Njejtë – Dyfish më e vogël vlera dhe fuqia e blerjes nga viti 2021. Çka ti themi Dimrit dhe si ta bëjmë jetën në Kosovë zt.Kryeministër?”, ka shkruar Lekaj.

    ““Me krejt dhe drejt” e stimuluat dhe shpejtuat procesin e largimit të qytetarëve nga Kosova!”, përfundon postimi i tij.

    Postimi i plotë:

    A kemi Qeveri Funksionale? A kemi shtet ?

     Çmimi i 1 Ton Peletit 600 €- trefishim nga viti 2021
     Çmimi i drurit 80€/m – dyfishim nga viti 2021
     Çmimi i Bukës 60 Cent – dyfishim nga viti 2021
     Çmimi i vezëve 4,50 Cent – dyfishim nga viti 2021
     Çmimi i energjisë elektrike – dyfishim nga viti 2021( plus me mungesë dhe krizë energjetike)
     Rroga e Njejtë – dyfish më e vogël vlera dhe fuqia e blerjes nga viti 2021

    Çka ti themi Dimrit dhe si ta bëjmë jetën në Kosovë zt.Kryeministër?

    “Me krejt dhe drejt” e stimuluat dhe shpejtuat procesin e largimit të qytetarëve nga Kosova!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark