Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj, ka shprehur nderimin e tij për ftesën e marrë nga familja patriotike Gjonmarku.
“Sot kisha nderin të jem i ftuar në familjen patriotike Gjonmarku, një familje që ka dhënë shumë martirë për lirinë e Kosovës. Sipas traditës së festave, ftesa që më bënë sot më ka nderuar shumë“, tha ai.
Ai vlerësoi traditën e festave dhe mikpritjen e ngrohtë, duke uruar që këto momente të festohen gjithmonë së bashku, krah njëri-tjetrit.
“Momentet e tilla janë gjithmonë të veçanta, sidomos me njerëz të jashtëzakonshëm si familja Gjonmarku. Gjithmonë festofshim bashkë, krah njëri-tjetrit. Gëzuar! 🎄🤍”, ka shkruar ai në një postim.