×
  • Sport
  • Sport

    Palestra sportive në Pallatin e Rinisë afër rinovimit, do të rinovohet edhe pjesa e djegur

    Insajderi
    12 September 2023 - 19:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka njoftuar se renovimi i Palestrës Sportive në Pallatin e Rinisë është drejt përfundimit.

    Ai tha se puna aty është bërë me standarde të FIBAs për të siguruar qëndrueshmëri infrastrukturore për garat e Lojërave Mesdhetare 2030.

    “Drejt përfundimit renovimi i Palestrës Sportive në Pallatin e Rinisë, investim 200 mijë euro i Qeverisë së Kosovës. Me dysheme profesionale, kosha dhe karrige me standarde të FIBAs, po sigurojmë qëndrueshmëri infrastrukturore për komunitetin sportiv, për garat e Lojërave Mesdhetare 2030, si dhe klubet të cilat kishin nevojë të kahmotshme për këtë renovim”, ka shkruar Çeku. 

    https://www.facebook.com/watch/?v=869594068220593

    Ai njoftoi gjithashtu se punimet do të fillojnë edhe në palestrën e djegur në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. 

    Po ashtu, për këtë ka shkruar edhe zëvendësja e Çekut, Daulina Osmani.

    “Jemi afër përfundimit të renovimit të Palestrës Sportive në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve. Janë 200 mijë euro të ndara për ndërrimin e parketit, blerjen e koshave të rinj dhe plotësimin e ulëseve të dëmtuara të palestrës. Në kuadër të Lojërave Mesdhetare 2030, komunitetit sportiv do t’i kthehet edhe palestra e djegur e Pallatit të Rinisë e Sportit, e cila ndër vite i ka munguar sportit të basketbollit, hendbollit, volejbollit, futsallit dhe të tjerave”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark