×
  • Lajme
  • Lajme

    Pallaska i quan sondazhet e publikuara si marrëzi mediale, joprofesionale e të dëmshme

    Insajderi
    23 January 2021 - 09:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Avokati, Dastid Pallaska beson se sondazhet që po publikohen në televizionet kosovare janë joprofesionale dhe të dëmshme.

    Pallaska u shpreh se është tallje publike nëse mundohemi të arsyetojmë këto sondazhe.

    “Me i arsyetu këto sondazhe në televizion është tallje publike”, thotë Pallaska përmes një shkrimi në Facebook.

    Postimi i plotë:

    Me publiku’ sondazhe (i) që janë përgatitur/mbikëqyrur nga persona që janë në garë dhe kanë konflikt të hapur të interesit; apo (ii) sondazhe gjysmake për disa komuna në rast të zgjedhjeve parlamentare është papërgjegjësi totale. Me i arsyetu këto sondazhe në televizion është tallje publike.

    Edhe nëse e gjithë kjo marrëzi mediale i pëshkruhet joprofesionalizmit dhe jo keqbesimit, rezultati është tejet i dëmshëm – frikësimi dhe detyrimi i votuesit të rreshtohet prapa “fituesit” të projektuar për t’i shpëtuar ndëshkimit nga regjimi i ri.

    Një profeci tipike vetëpërmbushëse!Me këtë diskurs helmues, do të kemi zgjedhje me AKLAMACION, e cila – për arsyet më sipër – ishte metodë e preferuar e “zgjedhjeve” në sistemet totalitare.Për të ruajtur shëndetin mendor dhe për të mbrojtur bindjen politike nga ky sulm i paprecedentë ndaj votës së lirë, është e domosdoshme të injorohet ky spektakël medial pa shije.Kosova është e vogël.

    Të gjithë njihemi me njëri tjetrin. Nuk kemi nevojë për sondazhe e as analiza koti për të vendosur se për kë do votojmë me 14 shkurt.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark