Ylli i telefilmit që u shndërrua në mit në vitet ‘90, do të rikthehet në sheshxhirim duke veshur sërish kostumin e rojeve të plazhit.
Edhe pse më parë është deklaruar që Pamela Anderson kishte refuzuar propozimin e bërë nga stafi për të qenë sërish pjesë e versionit të ri që po xhirohet për “Baywatch”, duket se gjithçka ka ndryshuar tashmë.
Lajmi e ka bërë të ditur, aktroi kryesor, The Rock, i cili në profilin e tij në Instagram, ka shkruar: “Ajo i prezantoi botës personazhin e “CJ Parker” dhe u shndërrua në një nga figurat ikonë të brezit të saj… Një kënaqësi e madhe t’i japësh mirëseardhjen Pamela Anderson, në kastin tonë të Baywatch mund ta bënim këtë film pa ty. Mirëserdhe në shtëpi!”, shkruan aktori.