×
Show

Pamela Anderson i rikthehet xhirimeve në Baywatch

Insajderi
23 April 2016 - 16:42
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ylli i telefilmit që u shndërrua në mit në vitet ‘90, do të rikthehet në sheshxhirim duke veshur sërish kostumin e rojeve të plazhit.

Edhe pse më parë është deklaruar që Pamela Anderson kishte refuzuar propozimin e bërë nga stafi për të qenë sërish pjesë e versionit të ri që po xhirohet për “Baywatch”, duket se gjithçka ka ndryshuar tashmë.

Lajmi e ka bërë të ditur, aktroi kryesor, The Rock, i cili në profilin e tij në Instagram,  ka shkruar: “Ajo i prezantoi botës personazhin e “CJ Parker” dhe u shndërrua në një nga figurat ikonë të brezit të saj… Një kënaqësi e madhe t’i japësh mirëseardhjen Pamela Anderson, në kastin tonë të Baywatch mund ta bënim këtë film pa ty. Mirëserdhe në shtëpi!”, shkruan aktori.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark