×
  • Lajme
  • Lajme

    Pamje ekskluzive nga laboratori i drogës së nipërve të anëtares së Vetëvendosjes

    Insajderi
    14 May 2020 - 14:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në shtator të vitit të kaluar nipërit e ish-deputetes, Nazlie Bala, ishin arrestuar për prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.

    Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë kishin zbuluar dy laboratorë të sofistikuar dhe kamufluar shumë mirë për përpunimin e lëndëve narkotike, me ç’rast kishin arrestuar katër persona të dyshuar, në mesin e tyre djemtë e vëllait të ish-deputetes Bala.

    Gazeta Insajderi ka siguruar një video ekskluzive ku shihet laboratori, në të cilin nipërit e tashmë këshilltares së Albulena Haxhiut, kishin kultivuar dhe përpunuar drogë.

    Njësitet e antidrogës në Policinë e Kosovës kishin arritur ta kapin këtë grup kriminal të fshehtë, që në vazhdimësi tentonte të krijonte kushte për laboratorë të tillë.

    “Ndërsa në laboratorin e dytë ka qenë përgatitje për të rritur kapacitetin e bimëve të kanabisit. Me urdhër të prokurorit, katër persona janë arrestuar me iniciale N.D, A.M, A.B dhe F.B”, ishte thënë në një konferencë për media nga Policia e Kosovës.

    Rrahim Rama, ish-krye shef i AAPSKI (Agjencia për administrimin e pasurisë së sekuestruar ose konfiskuar), i cili u shkarkua nga Albin Kurti, ka akuzuar këshilltaren e ministres Haxhiu, Nazlie Balajn se kanë ndërhyrë në punën e agjencionit të cilin ky e ka udhëhequr prej kohësh dhe se ka akuzuar familjen e këshilltares Balaj se kanë pasur laborator droge.

    “Kjo Nazlie Balaj bashkë me Xhelal Sveclën me datë 19 mars në kohën kur Kosova do të thotë hyri në pandemi kanë shku e kanë vizitu agjencinë. Kjo në fakt nuk është dashur asnjëherë të jetë këshilltare e ministres familja e saj kanë pasur laborator të drogës. Ne agjencia ia kemi mbyll atë laborator”, është shprehur ai.

    Rrahim Rama ka akuzuar gjithashtu edhe vet ministren në drejtësi Albulena Haxhiu duke thënë se ka bërë trysni për të marrë vetura pa regjistrim zyrtar.

    “Vet ministrja ka ardhur në zyrën time edhe i ka kërkuar tri vetura me regjistrim jo zyrtar, po unë nuk kam pranuar”, kishte thënë Rama.

    Sipas Ramës nuk ka pasur gjetje që ai të ketë shkelur ligjin por janë vetëm supozime.

    “Ata me shirita të kuq që shkojnë në ministri pas orës 16:00 më kanë shkarkuar vetëm me supozime dhe jo me fakte”, tha ai në Frontal./GazetaInsajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark