Fotografi australian, Luke Shadbolt, ka shkrepur disa foto magjëpsëse të valëve të oqeanit në albumin e tij të fundit të quajtur, “Maelstrom.”
Pjesërisht i inspiruar nga sezoni El Nino 2016, Shadbolt nuk ka treguar vendin se ku janë bërë këto foto, me qëllim të univerzalitetit, shkruan boredpanda.com
Ai shpjegon këtë album në faqen e tij kështu:
“Maelstrom dokumenton dualitetin e natyrës; krijimin dhe shkatërrimin në një akt të vetëm. Është një eksplorim i balancës së dritës dhe errësirës në natyrë, të dyjat në një nivel fizik dhe sociologjik. Në këtë punim, shihen format mbresëlënëse të ambientit që shkrihen papritur me ngjarje të rrufeshme kaotike, që të prodhojnë forcën të pakrahasueshme të oqeanit që shndërrohet në gjigant natyror.”është shprehur Shadbolt
Për më shumë, pamjet flasin vetë!./Insajderi.com