Janë gjetur dy armë, një sasi e municionit, katër granata dore e një tromblon në fshatin Prelluzhë të Vushtrrisë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Zahiti ka thënë se në orët e pasditës, një qytetar ka raportuar se derisa po mblidhte hekura në një hapsirë ku hedhën mbeturinat në hyrje të fshatit Prelluzhë, ka vërejtur dy armë.
“Lidhur me informatën janë ndërmarrë veprime operative e hetimore ku nga njësitë përkatëse është bërë petimetri i sigurisë. Gjatë kontrollit në atë lokacion janë gjetur dy armë të gjata, një sasi e municonit, katër granata dore, një tromblon..”, ka thënë Zahiti.
Sipas raportimeve të Indeksonline, në aksionin që u zhvillua nga KFOR-i Britanik, morën pjesë edhe Forcat e Armatosura të Kosovës.