×
  • Lajme
  • Lajme

    Pamje nga aksidenti ku dyshohet se vdiqën 8 persona

    Insajderi
    02 April 2024 - 08:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pamjet që shihni tregojnë automjetin që u përfshi në një aksident të rëndë mëngjesin e sotëm në rrugën Këlcyrë-Përmet.

    Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00, në afërsi të fshatit Kuqar. Pasi mjeti humbi kontrollin dhe përfundoi në lumin Vjosë, 7 pasagjerë, që dyshohet se ishin emigrantë klandestinë, dhe shoferi kanë humbur jetën.

    Siç shihet nga pamjet ajo çka ka mbetur nga makina është një grumbull inertesh, pasi mjeti është shkatërruar totalisht nga përplasja që ka rezultuar fatale për personat që udhëtonin në të.

    BalkanWeb ka raportuar se automjeti dyshohet të ketë marrë emigrantë të paligjshëm nga Çarshova. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa po heton për zbardhjen e shkaqeve.

    Siç ka raportuar ky medium 6 trupa të pajetë janë nxerrur nga makina, ndërsa 2 kanë ngelur ende brenda ‘Benz’-it. Dyshohet se automjeti është marrë me qira, ndërsa priten të tjera verifikime nga ana e policisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark