×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Pamje nga aksidenti në Istog ku humbi jetën një person, shfaqet momenti kur makina humbi kontrollin

    Insajderi
    09 May 2023 - 11:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një person ka humbur jetën ditën e hënë në fshatin Baicë të Istogut.

    Policia konfirmoi se aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:00, dhe se viktima nuk ka përshtatë shpejtësinë e veturës me kushtet e rrugës.

    “Ju informojmë se me datë 8 maj 2023, rreth orës 20:00, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Baicё- Istog. Nё vendin e ngjarjёs kanё dalё njёsitet kompetente tё Njesitit Rajonal tё Konumikacionit Rrugor (NJRKRR). Deri te aksidenti ka ardhur deri sa i vozitësi ishte duke qarkulluar në rrugën dytёsore tё fshatrave Staradran- Banje, saktёsisht nё fshatin Baicё-Istog, i njëjti duke mos ju përshtatur shpejtësisë dhe kushteve tё rrugёs, humb kontrollin del nga rruga, duke pёrsuar lëndime tё rёnda trupore”, ka njoftuar Policia.

    Më tej, policia ka bërë të ditur se i lënduari nga vendi i aksidentit dërgohet me emergjencё në Spitalin Rajonal në Pejё, dhe nga mjeku kujdestar ёshtё konstatuar vdekja e viktimës.

    Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi e pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion.

    Pamjet e aksidentit janë publikuar në Facebook ka faqja “Drive Zone”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark