Insajderi
Lajme

Pamje nga grabitja e armatosur në rrugën Gjilan-Prishtinë, shihen shenjat e rrebeshit të plumbave në xhamin e përparem

Insajderi
18 November 2021 - 16:55
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pamje nga grabitja e armatosur në rrugën Gjilan-Prishtinë, shihen shenjat e rrebeshit të plumbave në xhamin e përparem
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka konfirmuar raportimin e Insajderit se një grabitje e armatosur ka ndodhur në rrugën Gjilan-Prishtinë.

Për Insajderin ka folur zëdhënësi i Policisë, Ismet Hashani, i cili ka konfirmuar se persona të pa njohur kanë shtënë në drejtim të automjetit që po barte para të bankave.

“Ju njoftojmë se më datën 18.11.2021, rreth orës 15:25, kemi pranuar një informate se në fshatin Parallovë, magjistralen Gjilan-Prishtinë, persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një kombi i një kompanie, i cili ka qenë duke transportuar para të bankave. Policia e Kosovës njësitet relevante kanë dalë në vend të ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, ka thënë Hashani, përcjell Insajderi.org

Nga pamjet e siguruara nga Insajderi, mund të shihet se si xhami i përparëm është goditur disa herë me plumba.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark