×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Pamje nga rrëmbimi i kryebashkiakut të Melitopol, Putin emëron të besuarën

    Insajderi
    13 March 2022 - 13:35

    Rusia ka vendosur një kryebashkiake të re të Melitopolit, pasi rrëmbeu kryebashkiakun e parë në fillim të javës. Presidenti i rusisë Vladimir Putin, forcon kontrollin e tij në qytetin ukrainas. Galina Danilchenko, ish-anëtare e këshillit të qytetit, u shpall si kryetare e re e bashkisë ditën e djeshme. Sipas Dailymail Danilchenko u prezantua si kryebashkiaku në detyrë në TV lokal pa zgjedhje, duke zëvendësuar Ivan Fedorov, kryetarin e zgjedhur të Melitopol.

    Danilchenko tha se detyra e saj kryesore është “të marrë të gjitha hapat e nevojshëm për ta rikthyer qytetin në normalitet”, në një deklaratë televizive të postuar nga administrata në Telegram.Ajo pretendoi se njerëzit në Melitopol do të përpiqeshin të ‘destabilizonin situatën’ dhe ‘të provokonin një reagim’.“Unë kërkoj nga ju që të mbani mend dhe të mos dorëzoheni para këtyre provokimeve,” tha Danilchenko. “I bëj thirrje deputetëve të zgjedhur nga populli në të gjitha nivelet. Meqenëse jeni zgjedhur nga populli, është detyra juaj të kujdeseni për mirëqenien e qytetarëve tuaj.”Parlamenti i Ukrainës ka hedhur akuza se Fedorov ishte rrëmbyer nga 10 burra të armatosur, të cilët vendosën një qese plastike mbi kokën e tij. Rusia nuk ka komentuar mbi rrëmbimin e Fedorov.

    Video është është shpërndarë gjerësisht nga mediat ukrainase. Në pamje tregohet se si e rrëmbejnë dy ushtarë rusë Fedorov, ata e kapin për krahu të dy dhe e tërheqin me forcë.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark