×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Pamje nga spitali në Mitrovicë, gazetarët marrin ndihmë mjekësore

    Insajderi
    16 June 2023 - 17:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ekipet e medieve, që u sulmuan në Leposaviq, tashmë kanë arritur në Mitrovicë, nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.

    Në Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicë ata po bëjnë ekzaminimet dhe po marrin shërbimet e nevojshme mjekësore.

    Ekipet e mediave, Tëvë1, RTV Dukagjini, RTK, Klan Kosova dhe KTV janë sulmuar nga persona të maskuar në komunën e Leposaviqit.

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka njoftuar se kameramani Bardh Bekteshi ka pësuar lëndime të rënda në kokë dhe trup.

    “Sulmohen mediat në Leposaviq, kameramani i RTK-së, Bardh Bekteshi, pëson lëndime të rënda në kokë dhe trup. Ekipet mediale nga Prishtina kanë qenë sot cak i një sulmi brutal derisa po kryenin punën e tyre në Leposaviq. Kameramani i RTK-së, Bardh Bekteshi, është sulmuar fizikisht siç shihet në videon shqetësuese të dërguar në Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, nga ekipet në terren”, thuhet në njoftimin e AGK-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark