Andy Ruiz u bë i famshëm kur e rrahu Anthony Joshuan për t’u shpallur kampion i botës në boksin profesionist.
Por, boksieri amerikan njihet edhe për diçka tjetër.
32 vjeçari desh e kishte nokautuar trajnerin e tiJ.
Boksieri me prejardhje meksikane ishte duke ushtruar dhe duke goditur me kombinim të shpejtësisë dhe eksplozivitetit, transmeton gazeta express.
Sidoqoftë, ai pa dashje e kishte goditur trajnerin e tij në fytyrë dhe trajneri ishte afër të përfundonte në dysheme nga goditja e “The Destroyer”.
Trajneri i tij për disa sekonda ishte i turbullt derisa u kthjell, derisa ishte duke i shërbyer Ruizit me dorëza të ushtrimeve.
Edhe pse është i plotë dhe jo muskuloz, Ruiz e posedon një shpejtësi të jashtëzakonshme në afërsi dhe një aftësi të kombinimit të gjuajtjeve.
https://www.youtube.com/shorts/tvLpgsWgnzU