×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Pamje nga torando në Iowa, vdiqen disa persona e u shkatërrua një qytet

    Insajderi
    22 May 2024 - 11:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një tornado e fuqishme goditi një qytet të vogël të Iowa-s të martën, duke ia marrë jetën shumë njerëzve dhe duke lënë dhjetëra të lënduar, thanë autoritetet.

    Imazhet nga qyteti i Greenfield tregojnë pasojat me shtëpi të kthyera në copa, mbeturina të shpërndara kudo dhe disa turbina të mëdha me erë të rrëzuara, .

    “Ky tornado ka shkatërruar një pjesë të mirë të këtij qyteti”, tha Alex Dinkla, zëdhënës i policisë së Iowa-s gjatë një konference shtypi në Greenfield.

    “Ne mund të konfirmojmë se ka pasur shumë viktima nga kjo tornado”, shtoi Dinkla.

    Ai nuk zbuloi numrin e të vdekurve, por theksoi se kjo shifër mund të sigurohet pasi të qetësohet situata në terren.

    Dhjetëra persona në Greenfield, një qytet i vogël me rreth 2 mijë banorë, kanë mbetur të lënduar nga tornadoja, ndërsa si pasojë e shkatërrimit të pjesshëm të spitalit, të lënduar janë dërguar në spitalet e qyteteve tjera të afërta.

    Guvernatorja e Iowas, Kim Reynolds ka njoftuar se do të vizitojë Greenfield-in.

    “Derisa është ende herët të flitet për pasojat e stuhisë, përgjigjet do t’i merrni në ditët në vijim”, shtoi guvernatorja Reynolds.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark