×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Pamje nga vendi i aksidentit ku mbeten të vdekur 4 persona në rrugën Ferizaj-Shtime

    Insajderi
    22 February 2023 - 20:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në dalje të Shtimes ku kanë humbur jetën disa persona

    Lajmin ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

    Ai tha se në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri vetura.

    “Rreth orës 19:15 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në aksin rrugor Ferizaj -Shtime, në hyrje të Shtimes, ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë tri automjete të udhëtarëve, vetura me targa vendore. Si pasojë e këtij askidenti, 4 persona kanë humbur jetën, vdekja e të cilëve është konfirmuar nga mjekët në vendin e ngjarjes”, njoftoj policia.

    Bëhet e ditur se është bllokuar magjistralja Ferizaj-Shtime.

    Po ashtu, ambulanca të shumta, zjarrfikës dhe njësite të shumta policore ndodhen në vendngjarje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark