Insajderi
Lajme

Pamje nga vendi i ngjarjes ku mbeti i vrarë një person në Skenderaj

Insajderi
12 February 2025 - 15:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pamje nga vendi i ngjarjes ku mbeti i vrarë një person në Skenderaj
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se një person ka mbetur i vrarë pas të shtënave me armë zjarri në Skenderaj.

Zëdhënësi i policisë, Avni Zahiti tha për Insajderin se fillimisht janë dëgjuar të shtëna me armë brenda një lokali ku si pasojë e të shtënave ka humbur jetën viktima mashkull i moshës rreth 42 vjeçar.

Policia thotë se po kërkon personin e dyshuar.

“Sot më, 12 shkurt 2025, rreth orës 13:50 policia në Skenderaj ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën ”Sala e Hamit Jashari” në Skenderaj. Sipas informatave fillestare të shtënat kanë ndodhur brena një lokal ku si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit dhe plagëve të pësuara ka humbur jetën viktima mashkull i moshës rreth 42 vjeçar, shtetas i Republikës se Kosovës”, thotë policia.

Insajderi ka siguruar foto nga vendi i ngjarjes:

Rrjedha hetimore po zhvillohet ne drejtim te identifikimit dhe arrestimit të një personi të dyshuar.

Insajderi raportoi se viktima është Ismet Ibishi i moshës 42 vjeçare. Ndërsa, dorasi është një mërgimtar nga Anglia, familjar i viktimës  me emrin Hysni Ibishi- 63 vjeçar.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark