×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Pamje nga vendi i ngjarjes ku vdiq një shtetase e huaj në Brezovicë

    Insajderi
    13 February 2024 - 19:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një shtetase e huaj, e moshës 54-vjeçare, ka humbur jetën si pasojë e rrëshqitjes së një oteku në Qendrën e Skijimit në Brezovicë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së martës.

    Këtë e ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

    “Më datë 13.02.2024, rreth orës 15:35, kemi marrë një informacion se një person dyshohet se ka mbetur i vdekur gjatë skijimit në Qendrën e Skijimit në Brezovicë,  në vendin e quajtur “Foleja e Shqiponjës””, ka thënë ai.

    “Dyshohet se shkak i këtij incidenti ka qenë rrëshqitja e një orteku të bores”.

    Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka konfirmuar vdekjen e shtetase të huaj, teksa po skijonte në Brezovicë.

    Teksa kanë publikuar edhe pamje nga vendi i ngjarjes:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark