
Policia e Kosovës ka konfirmuar se një grua rreth 40 vjeçe është gjetur pa shenja jete në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci, për Insajderin tha se rasti është raportuar rreth orës 20:00, ku trupi i pajetë është gjetur në një objekt që është ende në ndërtim brenda hapësirës së QKUK-së.
“Rreth orës 20:00, është pranuar informata për një trup të pa jetë, në një objekt në ndërtim e sipër brenda oborrit të QKUK-së, në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se, trupi i viktimës, femër, rreth 40 vjeç është pa shenja jete”, deklaroi Borovci.
Sipas tij, të dhënat fillestare sugjerojnë se mund të bëhet fjalë për një vetëvrasje, megjithëse hetimet janë ende në fazën e hershme.
“Mbështetur në informacionet e para nga vendi i ngjarjes, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim të plotë dhe me kujdes të shtuar po analizon të gjitha rrethanat e kësaj ngjarjeje,” shtoi Borovci.
Më poshtë, gjeni pamjet nga ku dyshohet se ndjera kreu vetëvrasje: