Tragjedia në QKUK – gruaja që po dyshohet se u vetëvra është 40 vjeçare, policia jep detaje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tragjedia në QKUK – gruaja që po dyshohet se u vetëvra është 40 vjeçare, policia jep detaje

    Insajderi
    22 May 2025 - 21:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka konfirmuar se një grua rreth 40 vjeçe është gjetur pa shenja jete në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në Prishtinë.

    Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci, për Insajderin tha se rasti është raportuar rreth orës 20:00, ku trupi i pajetë është gjetur në një objekt që është ende në ndërtim brenda hapësirës së QKUK-së.

    “Rreth orës 20:00, është pranuar informata për një trup të pa jetë, në një objekt në ndërtim e sipër brenda oborrit të QKUK-së, në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se, trupi i viktimës, femër, rreth 40 vjeç është pa shenja jete”, deklaroi Borovci.

    Sipas tij, të dhënat fillestare sugjerojnë se mund të bëhet fjalë për një vetëvrasje, megjithëse hetimet janë ende në fazën e hershme.

    Mbështetur në informacionet e para nga vendi i ngjarjes, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim të plotë dhe me kujdes të shtuar po analizon të gjitha rrethanat e kësaj ngjarjeje,” shtoi Borovci.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark