×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Pamje nga vendi ku u vra i dyshuari që kërcënoi se do ta vriste Bidenin

    Insajderi
    10 August 2023 - 14:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Është vrarë nga FBI personi që dyshohet se do ta vriste presidentin e Amerikës Joe Biden

    I dyshuari u identifikua në dokumentet e akuzës si Craig Deleeuw Robertson. Ai kërcënonte politikanë dhe figura publike, duke përfshirë edhe presidentin Joe Biden dhe Prokurorin e Qarkut të Manhatanit, Alvin Bragg, thuhet në dokumentet e siguruara nga NBC News.

    Robertson e kishte kërcënuar Bregg duke i thënë se do ta priste në një garazh parkimi duke e lidhur atë me filantropistin George Soros, thuhej në dokumentet e akuzës.

    “Incidenti nisi kur agjentët specialë u përpoqën të jepnin urdhër arrest të dyshuarit në një banesë. Subjekti është i vdekur”, tha FBI.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark