×
  • Lajme
  • Insajderi

    Pamje: Pjesëmarrje masive e serbëve në Zveçan, KFOR siguron objektin e komunës me tela gjemborë

    Insajderi
    31 May 2023 - 09:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kontakt Plus nga Mitrovica ka publikuar një video nga Zveçani. Pak metra larg objektit të komunës aty, afër telave gjemborë serbët në numër goxha të madh, janë mbledhur për të protestuar për të tretën ditë me radhë.

    Me më pak protestues e shumë më pak incidente u shënuan protestat e serbëve në tri komunat veriore, të martën.

    Pas atyre të së hënës, ku veç në Zveçan u lënduan 30 ushtarë të KFOR-it, tre prej tyre me armë zjarri, të martën, misioni i KFOR-it shtoi masat e sigurisë rreth objekteve komunale në Zveçan, Zubin-Potok e Leposaviq, duke vënë edhe tela me gjemba.

    Kërkesë e protestuesve serbë ishte që nga ndërtesat komunale të largohen kryetarët e zgjedhur, të gjithë shqiptarë, si dhe forcat policore.

    Por qetësia e së martës mund të mos përsëritet edhe sot, pasi serbët kanë paralajmëruar protesta masive dhe kanë vënë kushte, që, sipas tyre, duhet të plotësohen.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark