Insajderi
Lajme

Pamje/ Policia gjen armatim në një shtëpi të braktisur në Zveçan

Insajderi
24 January 2026 - 14:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pamje/ Policia gjen armatim në një shtëpi të braktisur në Zveçan
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 09:20, të mëngjesit në fshatin Joshevik të komunës të Zveçanit, gjatë kontrollit të një shtëpie të braktisur ka gjetur dhe sekuestruar armë, municion dhe granata dore.

Policia njofton se ka gjetur një armë automatike, një pushkë gjysmëautomatike, dy granata dore etj.

Policia njofton se nuk ka persona të arresutar.

Njoftimi i plotë:

Më datë 24.01.2026, rreth orës 09:20, Policia e Kosovës, pas pranimit të informatave përmes rrugëve operative, në fshatin Joshevik, komuna e Zveçanit, gjatë kontrollit të një shtëpie të braktisur ka gjetur dhe sekuestruar:

· 1 armë automatike AK-47

· 1 pushkë gjysmë automatike dy tytëshe

· 10 karikatorë të zbrazët

· 6 karikatorë të mbushur me nga 30 fishekë

· 84 copë fishekë për pushkë automatike

· 14 copë fishekë për pushkë gjysmë automatike

· 1 rrip për fishekë

· 2 granata dore M50

· Si dhe pajisje për pastrimin e armëve

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Deri në këtë fazë të hetimeve nuk ka persona të arrestuar në lidhje me këtë rast.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark