×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Pamje që tregojnë momentin tronditës kur një vetur rrokulliset pesë herë në një rrugë në Angli

    Insajderi
    15 March 2023 - 22:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Disa pamje tronditëse tregojnë momentin kur një Fiat 500 rrokulliset pesë herë pasi shoferi humbi kontrollin e mjetit.

    Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për momentin kur Jackson Davis, 20 vjeç, humbi kontrollin e automjetit ndërsa përpiqej të shmangte një përplasje me një makinë tjetër.

    Të dy Davis dhe pasagjeri i tij, të cilët humbën ndjenjat dhe u zgjuan ndërsa makina ende rrotullohej, i shpëtuan lëndimit të rëndë.

    Pamjet e tmerrshme të aksidentit tregojnë se si makina “fluturon” para se të bie në tokë – ngjarje që thuhet se ka ndodhur në shtator të vitit të kaluar.

    Një gjykatë ka dëgjuar tashmë se si shërbimet e urgjencës nxituan në West Road në Carleton, në veri të Yorkshire – Angli, pas një thirrjeje në polici pak para orës 17:00.

    Një dëshmitar i tha gjykatës se ata besonin se Fiat po udhëtonte me ‘njëfarë shpejtësie’ dhe nuk dukej ‘plotësisht i vendosur’ në rrugë.

    Ndërsa Davis, i cili pranoi se drejtonte pa kujdesin dhe vëmendjen e duhur, kundërshtoi se ai kishte udhëtuar me shpejtësi, por pranoi se kishte humbur kontrollin e automjetit.

    Davis-it iu dhanë shtatë pikë dënimi në patentën e tij të drejtimit, u gjobit me 384 funte (rreth 440 euro) dhe do të duhet të paguajë kostot e gjykatës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark