Insajderi
Lajme

Pamje shqetësuese nga Liqeni i Badovcit: Zona mbushet sërish me mbeturina, kërkohet ndërhyrje urgjente

Insajderi
21 June 2026 - 15:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pamje shqetësuese nga Liqeni i Badovcit: Zona mbushet sërish me mbeturina, kërkohet ndërhyrje urgjente
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Organizata “Ta pastrojmë Kosovën” ka ngritur shqetësimin për gjendjen e krijuar pranë digës së Liqenit të Badovcit, ku sipas saj zona është shndërruar përsëri në një vendgrumbullim mbeturinash.

Në një postim të publikuar në Facebook, organizata ka theksuar se më 22 mars, në Ditën Botërore të Ujit, në këtë zonë ishte zhvilluar një aksion pastrimi me pjesëmarrjen e vullnetarëve, institucioneve, organizatave, mediave dhe qytetarëve.

Gjatë atij aksioni ishin larguar sasi të mëdha mbeturinash, por sipas organizatës, gjendja sot është rikthyer dhe mbetet alarmante.

“Pamjet flasin vetë”, thuhet në reagimin e tyre, ku theksohet se ky problem nuk mund të zgjidhet vetëm përmes aksioneve vullnetare.

“Ta pastrojmë Kosovën” ka kërkuar masa urgjente nga institucionet përgjegjëse, përfshirë kontrolle më të mëdha, parandalimin e ndotjes, ndëshkimin e ndotësve dhe gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme për këtë zonë.

Organizata ka paralajmëruar edhe një aksion të ri pastrimi, por ka nënvizuar se vullnetarët nuk mund ta zëvendësojnë përgjegjësinë institucionale.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark