Insajderi
Sport

Pamje shqetësuese nga “Old Trafford”, zhveshtorja ku qëndronin lojtarët e Arsenalit vërshohet nga uji

Insajderi
14 May 2024 - 16:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pamje shqetësuese nga “Old Trafford”, zhveshtorja ku qëndronin lojtarët e Arsenalit vërshohet nga uji
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Manchester United luajti të dielën e javës së kaluar ndaj Arsenalit në kuadër të javës së 37-të në ligën elitare të futbollit anglez.

Fitues i këtij takimi doli të ishte Arsenali që fitoi me rezultat minimal 1-0 falë golit të shënuar nga Leandro Trossard në minutën e 20-të.

Kjo ndeshje bëri që Unitedi të zhytet edhe më thellë në krizë, pasi ‘Djajtë e Kuq’ janë tashmë pa fitore në tri takimet e fundit në Premier Ligë.

Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo duket se kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit.

Për shkak të reshjeve të shiut dhe faktit që çatia e stadiumit nuk është rinovuar ende u pa se si uji i grumbulluar po rridhte në ulëset e stadiumit.

Por, për më keq, edhe zhveshtorja ku ishte ekipi i Arsenalit ishte e vërshuar nga uji që rridhte nga çatia.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark