×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Pamje të frikshme në Hawai – Zjarret shkrumbojnë qytetin historik! Si ishte dhe si është sot

    Insajderi
    10 August 2023 - 16:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zjarri që ka përfshirë ishullin Maui në Hawai ka shkatërruar qytetin historik të Lahainas.

    Senatori i shtetit amerikan, Brian Schatz deklaroi se Lahaina ishte “gati e djegur deri në themel”.

    Sistemi spitalor i Mauit është i mbingarkuar me pacientë të djegur dhe njerëz që kanë probleme me frymëmarrjen thithja e tymit, sipas CNN.

    Të paktën gjashtë persona humbën jetën gjatë zjarrit dhe uraganeve të fuqishme ndërsa numri pritet të rritet.

    Më shumë se 2000 njerëz janë evakuuar dhe shumë prej tyre kanë mbetur pa lidhje telefonike apo interneti. Ende nuk është e mundur të evidentohen dëmet materiale.

    “Zjarrfikësit janë ende duke u përpjekur që të vënë nën kontroll zjarret dhe ne u përgjigjëm me ekipet e kërkim/shpëtimit”, tha Schatz.

    Pati raportime se disa njerëz u hodhën në oqean për t’u shpëtuar flakëve që lëviznin me shpejtësi. Roja Bregdetare e SHBA-së tha se shpëtoi të paktën një duzinë personash nga uji.

    Kryetari i bashkisë së qarkut Maui, Richard Bissen Jr. tha në një konferencë shtypi se shumë shtëpi dhe struktura biznesi u shkatërruan plotësisht.

    Ndryshe, një banor i qytetit me rreth 12000 banorë tha për mediat lokale se çdo varkë në portin e qytetit ishte në zjarr.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark