×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Pamje të frikshme- Pse u mbyllen katër AMF’ja në katër fshatra të Podujevës?

    Insajderi
    08 March 2024 - 14:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    “Ambulancat fantazmë, që kanë mbetur në dorë të fatit”, katër Ambulanca të Mjekësisë Familjare në katër fshatra të Podujevës janë mbyllur, duke mos ofruar shërbime për banorët përreth. Jo vetëm të mbyllura, gjendja e tyre ka mbetur e frikshme.

    Katër fshatra në Komunën e Podujevës kanë mbetur pa Ambulanca të Mjekësisë Familjare. Iu është vënë dryni dhe nuk iu ofrohen shërbime mjekësore, banorëve të këtyre fshatrave.

    Në fshatin Halabak të Podujevës, ka kohë që nuk jepen shërbime mjekësore në këtë ambulancë. Ndërsa objekti brenda është në gjendje të tmerrshme.

    “Shiringa, barna, dokumente”, shihen në dysheme.

    Ambulanca e Mjekësisë Familjare në fshatin Halabak, FOTO:

    Pothuajse në të njëjtën gjendje është edhe Ambulanca e Mjekësisë Familjare në fshatin Herticë të Podujevës. Objekti jashtë është i rrënuar, e dryni në derë i është vënë.

    Mirëpo, shihet pjesa e objektit brenda, e lënë në dorë të fatit. Dokumente me të dhëna të pacientëve, vula e mjekut, shihen në Ambulancë, ani pse shërbime mjekësore nuk ofrohen.

    Ambulanca e Mjekësisë Familjare në fshatin Herticë, FOTO:

    Ambulanca e Mjekësisë Familjare në fshatin Pollatë, FOTO:

    Dryni i është vënë edhe Ambulancës së Mjekësisë Familjare në fshatin Pollatë të Podujevës. Nga jashtë, objekti i kësaj AMF’je, shihet i lënë në terr. Ndërkohë që nuk dihet gjendja brenda objektit.

    Poashtu, jashtë funksionit ka mbetur edhe Ambulanca e Mjekësisë Familjare në fshatin Dyz të Podujevës, duke mos ofruar shërbime mjekësore, për banorët.

    Gazeta Insajderi ka provuar të kontaktojë me Komunën e Podujevës, se ku qëndron problemi që këto AMF’ja kanë përfunduar në këtë gjendje. Apo shkak është mungesa e mjekëve në këtë komunë. Por të njëjtin deri në publikim e këtij teksti nuk kanë kthyer përgjigje.

    /Insajderi.org/.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark