×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Pamje të përplasjes së ashpër Haxhiu-Ramabaja, çfarë ndodhi mbrëmë në Pressing

    Insajderi
    14 September 2023 - 14:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në prag të takimit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, mbrëmë në Pressing pati debat të ashpër dhe shumë përplasje.

    Paneli përreth autorit Leonard Kërquki, i përbërë nga Zana Avdiu, Baton Haxhiu, Valon Syla, Sadri Ramabaja e Zgjim Hyseni, diskutoi shpesh me tone të larta mbi pikëpamjet e tyre për situatën politike në vend.

    Përplasja kryesore ishte mes Baton Haxhiut e Sadri Ramabajës, aq sa diskutimi mes tyre shkoi rrafsh personal.

    Haxhiu tha se “kjo Qeveri nuk ka ndërtu asnjë gjë, zero, për këtë vend”

    “Do me thënë këtu është investu goxha shumë që një grup i njerëzve me e marrë përsipër shkatërrimin” Ata me background patriotik”, tha ai, ndërsa Ramabaja i ndërhynte herë pas here.

    “Këto janë ërralla të Batonit”, ishte një prej ndërhyrjeve të Ramabajës.

    “Jo përralla, por ti ki me qenë njeri i cili kur të vij këtu në fund nuk e di çka ka me të thanë, por po e pres fundin”, ia ktheu Haxhiu.

    Duke folur për Kurtin, Haxhiu tha se “ai ka hy në bronz se do ta shpëtojë Kosovën, dhe tani po del si lideri i parë që ia ka pru Kosovës sanksionet”.

    “Këtu është i lënduar ai”, shtoi Haxhiu.

    Zgjim Hyseni tha se nganjëherë i duket se “Qeveria po do luftë”.

    “A e di ti që e kanë qitë një lëndë në shkollë të mesme Edukim për Siguri”, tha ai, duke iu drejtuar Ramabajës.

    “Ne për fat të keq diskutojmë nganjëherë edhe për çështje për të cilat s’kemi erë. Për shembull, për sigurinë”, ia ktheu Ramabaja.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark