Një ekip i Klan Kosovës është sulmuar sot me gurë nga disa persona me maska tek barrikada afër fshatit Çabër të Zubin Potokut.
Sulmuesit në drejtim të ekipit të përbërë nga gazetari Haris Ademi, kameramani Agon Bejtullahu dhe shoferi Elsad Sinani, kanë hedhur gurë si dhe i kanë fyer e sharë.
Ekipi nuk ka pësuar lëndime fizike në këtë sulm.
Në videon më poshtë mund të shihni pamje nga moment i sulmit: