Insajderi
Lajme

Pamje | Trupi i pajetë i gjendur në Pejë, nga Prokuroria japin detaje për Insajderin

Insajderi
14 October 2024 - 10:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pamje | Trupi i pajetë i gjendur në Pejë, nga Prokuroria japin detaje për Insajderin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person është gjetur sot pa shenja jetë në Pejë, më saktë tek “Qarshia e Gjatë”.

Detaje për rastin për Insajderi ka dhënë zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi i cili shtoi se janë duke tentuar t’i zbardhin detaje e vdekjes së viktimës.

“Një trup i pajetë në kanalin që përçon në Qarshinë e gjatë të Pejës është gjetur në orët e mëngjesit. Njësit relavante policore janë në vendin e ngjarjes bashkë me Prokuroren e Krimeve të Renda. Është thirrur Mjekesia ligjore për tërheqjen e trupit të pajetë dhe po ndërmerren veprime hetimore për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së viktimës”, tha ai.

Gazeta Insajderi ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes ku në lum shihet trupi i pajetë i kthyer përmbysë:

Insajderi do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin…


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark