Insajderi
Botë

Pamjet e frikshme nga tërmeti që u kapën nga kamerat e sigurisë

Insajderi
14 February 2023 - 17:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tërmeti që u ndje edhe në Kosovë - Reagon sizmologu Mustafa-INSAJDERI.ORG
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në kamerat e sigurisë janë pasqyruar momentet e tërmeteve me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë në Kahramanmaraş, që e tronditën Turqinë. Gjatë tërmeteve që goditën 10 qytete ka pasur një panik të madh në fabrika, vende pune, shtëpi dhe objekte. 

Gjatë tërmetit shkatërrues që ndodhi në Adana, infermieret që punonin në një spital privat vrapuan drejt foshnjeve që luftonin për jetën në inkubator,

Në tërmetin e parë të mëngjesit që shkaktoi shkatërrime të mëdha në Kahramanmaraş, Hatay dhe Adiyaman, ndërtesat u tronditën fuqishëm, ndërsa kamera e jashtme e një objekti regjistroi dritat që ndriçonin errësirën e natës. Kamera e objektit u dridh sikur të ishte shkulur, raporton Hurryet.

Ilaçet në një farmaci u shpërndanë në dysheme gjatë tërmetit. Kompjuterët në internet kafe u dridhën sikur po çmontoheshin. Punëtorët në turnin e natës në një fabrikë prodhimi lanë gjithashtu vendet e tyre të punës në panik.

PAMJET i gjeni duke klikuar këtu.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark