×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Pamjet satelitore tregojnë katastrofën në Ukrainë: Uji ka gëlltitur qytete të tëra

    Insajderi
    07 June 2023 - 14:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Maxar Technologies ka publikuar fotografi satelitore të një fshati në rajonin jugor të Khersonit, të marra para dhe pas shkatërrimit të digës dhe përmbytjeve që rezultuan.

    Fotoja e sipërme tregon fshatin Korsunka të realizuar me satelit më 15 maj, ndërsa fotografia e poshtme është bërë mbrëmë pas përmbytjes së fshatit.

    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi se ka marrë një ofertë serioze dhe të fuqishme nga liderët e vendeve perëndimore për të dërguar avionë luftarakë F-16 në Kiev. Ai shtoi se ishte duke pritur për një marrëveshje përfundimtare me aleatët kryesorë.

    “Partnerët tanë e dinë se sa avionë na duhen”, tha Zelenski.

    Kievi tani është duke pritur për një marrëveshje përfundimtare me aleatët e tij, duke përfshirë një “marrëveshje të përbashkët me Shtetet e Bashkuara”, tha Zelensky.

    Është ende e paqartë se cilët nga aleatët e Kievit janë të gatshëm të dërgojnë avionë perëndimorë në Ukrainë.

    Rreth 42 mijë persona janë në rrezik përmbytjeje në të dy anët e lumit Dnieper pas shkatërrimit të djeshëm të digës Kakhovka, njoftuan sot autoritetet ukrainase, duke paralajmëruar se kulmi i valës së ujit do të pasojë sot, shkruan AlsatM, transmeton Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark