Trajneri i Ferizajt, Andrej Panadiq ka theksuar se fitorja ndaj Gjilanit ka mundur të jetë edhe më e thellë. Ferizaj fitoi 2:0 të dielën dhe u largua nga zona e rrezikshme pas një kohe të gjatë.
“Në 20 minutat e parë ne vetë kemi bërë gabimet. Ishim nervozë dhe për këtë nuk ishte mirë. Por më pas çdo gjë shkoi shumë më mirë. Ishte ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Kemi pasur obligim që të luajmë për një lojtar tonin, që u lëndua rëndë në stërvitje.
Bëhet fjalë për Bujar Shabanin. Le të mbahet dhe të shërohte sa më shpejtë”, ka theksuar trajneri kroat. “Gjilani ka luajtur ndeshje për kupë para tri ditësh dhe nuk e ka pasur të lehtë të kthehet menjëherë. Por ne e kemi bërë punën tonë si duhet. Më vjen keq që fitorja nuk ishte më e thellë pasi kemi pasur raste”, ka shtuar Panadiq.