×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Panama hap hetim ndaj zbulimeve të “Panama Papers”

    Insajderi
    04 April 2016 - 19:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ky do të jetë hetimi i dytë i Ministrisë Publike ndaj firmës juridike Mossack Fonseca, e para kishte të bënte me përfshirjen e saj në rastin e Lava Jato në Brazil.

    Presidenti i Panamasë, Juan Carlos Varela, ka bërë të ditur se qeveria e tij do të bashkëpunojë me çdo hetim, të brendshëm apo ndërkombëtar.

    Ndërsa organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) ka sulmuar Panaman rreth statusit të saj si vend i sigurt i taksave.

    Pascal Saint-Amans, që është kreu i tatimeve për OECD, i tha BBC-së se “Panamaja ka refuzuar të angazhohet për shkëmbimin automatik të informacionit.”

    “Ata nuk kanë nënshkruar një konventë multi-kombëtare, duke e paraqitur veten si vendin sekret të taksave, dhe për këtë arsye nuk është çudi rrjedhja e dokumenteve të biznesit të keq atje”, tha ai.

    OECD është ngarkuar nga G20 në samitin e Londrës të vitit 2009, me përcaktimin e rregullave të reja për të reformuar sistemin ndërkombëtar të taksave. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark